VIDEO/ Edison Kavani bëhet gazi i botës, shikoni çfarë rasti shpërdoroi me portën bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 14:44

VIDEO/ Edison Kavani bëhet gazi i botës, shikoni çfarë rasti shpërdoroi me portën bosh

Sulmuesi i PSG-së , Edison Kavani shpërdoroi një rast flagrant në fundin e ndeshjes ndaj Nantës, duke u bërë gazi i botës në rrjetet sociale.

kAVANI

Uruguaiani u hodh në fushën e lojës në minutën e 87-të, teksa në minutën e 92-të, kishte mundësinë e artë të trefishonte rezultatin pas një kombinimi perfektet mes Ikardit dhe Di Marias, ky i fundit dha një asist fantastik për Kavanin, i cili me portën e boshatisur, u ngatërrua me këmbët e tij, duke goditur keq.

As futbollistët e PSG-së nuk iu besuan syve që Kavani nuk arriti ta shndërronte në gol atë rast, duke vendosur duart në kokë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"