VIDEO / Edhe Reali e nis kampionatin me fitore bindëse, Ramos ndëshkohet me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 1:09

VIDEO / Edhe Reali e nis kampionatin me fitore bindëse, Ramos ndëshkohet me të kuq

Reali i Madridit e ka filluar me fitore kampionatin spanjoll teksa ka mposhtur në transfertë me rezultatin 0-3 Deportivo La Korunjën.

real

Kampionët e Spanjës kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Garet Bejl ndërkohë që 7 minuta më vonë Kasemiro dyfishoi shifrat. Në minutën e 62-të Toni Kros shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e madrilenëve. Në minutën e 2-të të shtesës Ramos u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"