VIDEO/ Edhe Manaj si Ronaldo, shënon gol “të çmendur” me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 15:41

VIDEO/ Edhe Manaj si Ronaldo, shënon gol “të çmendur” me roveshatë

Duket se Rei Manaj është në një nga momentet e tij më të mirë si te skuadra e Albasetes edhe te Kombëtarja Shqiptare. Futbollisti lushnjar ka bërë disa paraqitje të mira dhe ka mbajtur një lojë konstante në Spanjë te skuadra e Albasetes dhe kjo bëri që trajneri Kristian Panuçi ta grumbullojë me kombëtaren.

manaj

Manaj luajti në ndeshjen me Jordaninë, por nuk arriti që ta gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht se sa kërkues ishte. Ndërsa në stërvitjen e Kombëtares, Manaj ka shfrenuar fantazinë me një gol të çmendur “alla” Ronaldo me roveshatë. Ndërkohë më poshtë ndiqni dhe golin e sulmuesit.

Manaj on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"