Video / Edhe Borusia e nis Bundesligën me rekord, Hamburgu fiton pa Mavrajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 17:31

Video / Edhe Borusia e nis Bundesligën me rekord, Hamburgu fiton pa Mavrajn

Borusia Dortmund ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 në fushën e Volfsburg ndeshjen e saj të parë për këtë sezon në Bundesligë, ku nën drejtimin e Peter Bozh do të mundohet të thyejë dominimin e Bajern Mynihut.

pulisic

Suksesi i sotëm erdhi falë talentit të Kristian Pulisiç, i cili vendosi një rekord të ri në ditën e sotme, ku shënoi gol dhe dha asist. Në moshën 18 vjeç, 11 muaj e 1 ditë, ai u bë futbollisti i huaj më i ri që arrinte kuotën e 6 golave në Bundesligë.

Në ndeshjet e sotme ka regjistruar një fitore jo të thjeshtë Hamburgu, duke mundur 1-0 Augsburgun. Në fushën e lojës mungonte Mërgim Mavraj, i cili ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, i lënë pushim për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë javës. Për Hamburgun, që duket se këtë sezon do të vazhdojë të luajë për mbijetesë, goli i vetëm u shënuar nga Myler.

Ndeshjet

Hofenhaim-Verder Bremen 1-0
84’ Kramariç

Herta-Shtutgart 2-0
46’, 62’ Lecki

Hamburg-Augsburg 1-0
8’ Myler

Mainc-Hanover 0-1
73’ Harnik

Volfsburg-Borusia Dortmund 0-3
22′ Pulisiç, 27′ Bartra, 60′ Aubamejang

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"