VIDEO/ Ecuria fantastike, kush është kombëtarja e dytë Europiane që kualifikohet zyrtarisht në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 9:11

VIDEO/ Ecuria fantastike, kush është kombëtarja e dytë Europiane që kualifikohet zyrtarisht në Botëror

Ecuri fantastike, 8 ndeshje, 8 fitore në Grupin F! Danimarka është skuadra e dytë europiane pas Gjermanisë që siguroi zyrtarisht biletën për në Kupën e Botës Katar 2022.

Danimarka

Gjysmëfinalistët e Euro 2020, konfirmuan momentin e shkëlqyer që po kalojnë duke trimfuar minimalisht 1-0 edhe ndaj Austrisë dhe dy ndeshje para fundit të eliminatoreve kanë 7 pikë avantazh nga Skocia e vendit të dytë.

Goli i futbollistit të Atalantës Maehle në minutën e 53-të vendosi fatet e këtij takimi me danezët që tashmë mund të festojnë një kualifikim të merituar. Danimarka ka bërë krenarë tifozët e vetë, teksa pas shkëlqimit në Europian, tashmë ka ardhur një kualifikim spektakolar për në Botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"