VIDEO/ E vendos si gjithmonë Skuka, Partizani mund Laçin dhe merr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 23:59

VIDEO/ E vendos si gjithmonë Skuka, Partizani mund Laçin dhe merr kreun

Një gol i Xhuliano Skukës i ka mjaftuar Partizanit për të marrë tri pikët ndaj Laçit dhe për të qenë skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javëve të para të Superiores.

partizani - laci

Ekipi i Kolelës ka dominuar ndeshjen ndaj kurbinasve, por për ta vendosur këtë duel u desh një penallti e akorduar me VAR në fund të pjesës së parë, të cilën e transformoi sulmuesi i të kuqve. Më pas, Partizani shpërdoroi disa mundësi shumë të mira për të dyfishuar rezultatin përballë Laçit që reagoi rrallëherë dhe nuk dukej aspak në lartësinë e pretendimeve që ka për këtë edicion.

PARTIZANI-LAÇI 1-0
45′ (p) Skuka

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’ Cara provon në të djathtën, Dajsinani devijon mjaftueshëm për të çuar sferën në këndore.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Përsëri Dajsinani ndal Carën me daljen e tij, duke devijuar topin ë këndore.

87’ Mazrekaj nis një pasim interesant në zonë nga e majta, Adeleke nuk devijon para portës duke humbur mundësinë e pastër për të barazuar shifrat.

84’ Cara bën një driblim fantastik duke hyrë në zonë por nuk gjen hapësirën për të gjuajtur, me mbrojtjen e kurbinasve që largon rrezikun në panik të plotë.

82’ Zëvendësime në të dy skuadrat. Spahiu i lë vendin Bajramajt te Laçi, ndërsa Cvetanoski merr vendin e Hotit te të kuqtë.

80’ Da Silva merr fundoren në të djathtë, pason në qendër për Carën i cili gjuan dhe sfera përfundon jashtë.

77’ Shtyllë! Hoti merr topin shumë mirë në zonë, shmang mbrojtësin dhe gjuan i vetëm para Dajsinanit, por sfera ndalet në shtyllën pingule.

76’ Skuka i lë vendin Carës në këto momente. Sulmuesi del duke marrë një duartrokitje të gjatë nga ultrasit e Partizanit.

74’ Situata zhvendoset në portën tjetër ku Skuka provon nga jashtë me të djathtën, duke çuar topin në duart e Dajsinanit.

74’ Mazrekaj nga e majta nis topin në anën tjetër për Spahiun i cili gjuan nga jashtë zonës, pa shënjestrën që nevojitet për të çuar sferën në katërkëndor.

73’ Rrapaj i lë vendin Telushit në minutat e fundit të sfidës.

63’ Vertikalizim i shpejtë i Rrapajt në qendër për Skukën, Dajsinani del dhe largon topin me këmbë para sulmuesit të Partizanit.

61’ Lëvizja e parë e kurbinasve është largimi i Babatunde, për t’i bërë vend Çuçin.

59’ Partizani i afrohet golit të dytë. Rrapaj harkon nga e majta, topi shkon në shtyllën e dytë te Skuka i cili gjuan, por sfera kalon pasqyrën e portës ngjitur me vijën fatale dhe më pas përfundon jashtë.

58’ Rrapaj hyn në zonë nga e majta, ndërhyrja vendimtare e Allës eviton gjuajtjen e tij në portë pasi mbrojtësi i largon topin nga këmbët.

52’-55’ Ndërpritet për pak çaste ndeshja për shkak të tymit të fishekzjarrëve të ndezur nga ultrasit e Partizanit.

51’ Goditje dënimi për Laçin në kufijtë e zonës, provon Alla por nuk ka shënjestrën e duhur dhe fluturon sferën shumë lart mbi traversë.

47’ Goditje e shkëlqyer e Rrapajt nga jashtë zonës, po aq spektakolare është ndërhyrja e Dajsinanit i cili kalon topin mbi traversë.

46’ Da Silva jep një top në thellësi për Skukën në krahun e majtë, por është shumë më i fortë se duhet dhe Dajsinani kontrollon.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Partizani, pasi Buxhelaj i lë vendin Atanaskoskit.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Partizanit.

45’+3’ Harkim nga e djathta e sulmit të Laçit për Spahiun në shtyllën e dytë. Mesfushori gjuan me kokë por nuk çon topin në rrjetë nga një pozicion i favorshëm.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

FOTO: F.Hazisllari

FOTO: F.Hazisllari

45’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Skuka me penallti.

41’-44’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Skukën në krahun e djathtë. Sulmuesi hyn në zonë i ndjekur nga Mazrekaj dhe më pas sulmuesi rrëzohet. Të kuqtë kërkojnë penallti, gjyqtari Shahini bën shenjë që loja të vazhdojë. Më pas ai thirret nga VAR dhe shkon të shohë vetë pamjet filmike dhe më pas akordon penallti.

37’ Edhe Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Mazrekajt.

33’ Rrapaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mazrekajt në mesfushë. Kapiteni i kurbinasve është në çdo moment i dubluar nga kundërshtaret.

30’ Harkim nga e djathta e sulmit të Partizanit në anën tjetër, Hoti gjuan fluturimthi me një kthesë të shpejtë, por sfera kalon katërkëndorin dhe përfundon jashtë.

27’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Mazrekaj në të majtën dhe mesfushori lëshon një predhë drejt portës, të cilën Rexhepi e grushton me vështirësi duke shpëtuar katërkëndorin.

21’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit të Laçit për Babatunde, gjuajtja me kokë e këtij të fundit është shumë e gabuar dhe larg portës.

20’ Hadroj i shmanget mbulimit në të djathtë të sulmit dhe nis një harkim interesant në qendër, Alla largon në fundore me kokë.

17’ Tentativë e fortë e Rrapajt nga e majta e sulmit të të kuqve, topi kalon jashtë në të majtë të Dajsinanit, jo shumë larg shtyllës.

16’ Hoti tenton me një goditje direkte nga e majta në kufijtë e zonës, Dajsinani grushton dhe largon rrezikun.

14’ Tentativë e Laçit për të hyrë në zonë me Spahiun, mesfushorit i ikën topi nga këmbët dhe Rexhepi kontrollon.

9’ Iniciativa është e gjitha e Partizanit në këto minuta të para, me kontrollin e plotë të lojës, por duke mos arritur të afrohet në zonë për të tentuar portën e Dajsinanit.

6’ Rrapaj lëshon një gjuajtje të fortë fluturimthi nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit që shoqëron topin me sy teksa shkon jashtë.

3’ Aksion i shpejtë i Partizanit në krahun e majtë të sulmit, topi i pasuar në qendër nga Hoti largohet jo pa vështirësi nga prapavija e kurbinasve.

1’ Nis loja me shkelmimin nga qendra të kurbinasve.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Rexhepi, Bitri, Sota, Buxhelaj, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, Hoti, Da Silva, Skuka.

Trajner: Xhiovani Kolela

LAÇI: Dajsinani, Velkovski, Roganoviç, Turkaj, Alla, Ziko, Babatunde, Spahiu, Manellari, Mazrekaj, Adeleke.

Trajner: Dejan Vukiçeviç

WhatsApp Image 2022-08-29 at 7.12.30 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"