VIDEO/ E vendos një supergol i kapitenit, Bylisi rrëmben tre pikët në fushën e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 0:05

VIDEO/ E vendos një supergol i kapitenit, Bylisi rrëmben tre pikët në fushën e Laçit

Një gol spektakolar i shënuar nga kapiteni i Bylisit, Aleksander Trumçi, i ka mjaftuar skuadrës ballshiote që të marrë tre pikët në fushën e vështirë të Laçit dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim.

laci bylis

Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellaj ka vazhduar serinë e ndeshjeve shumë të mira dhe në një duel të hapur ndaj skuadrës kurbinase, është treguar cinik kur duhej duke marrë tre pikë që e mbajnë në këto momente në grupin e skuadrave të kreut. Ndërsa te Laçi vjen humbja e tretë radhazi që mund të tronditë përsëri pankinën e Vukiçeviç.

LAÇI-BYLIS 0-1

59′ Trumçi

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Bylisit.

90’+3’ Goditje dënimi nga e djathta e sulmit të Laçit, topi mbërrin te Velkovski i cili tenton me kokë, pa devijuar sferën drejt katërkëndorit.

90’+1’ Damçevski i lë vendin në fushë Eskerdinjës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

87’ Goditje këndi e rrezikshëm e ballshiotëve. Topi harkohet në shtyllën e dytë te Antoni Beji i cili nuk ia del të devijojë sferën.

86’ Muçollari merr vendin e Qoshkut në radhët e Bylisit.

84’ Qoshku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

82’ Zëvendësim i dyfishtë te kurbinasit me Mazrekajn e Babatunden që largohen nga fusha për t’i bërë vend Gecit dhe Barjamajt.

81’ Trumçi hyn në zonë në krahun e djathtë, gjuajtja e tij këtë radhë grushtohet nga Dajsinani.

79’ Dajsinani detyrohet të bëjë një fluturim në të djathtën për të evituar golin e dytë pas gjuajtjes së fortë nga Qardaku i cili tentoi nga rreth 20 metra.

78’ Top interesant në zonë për Kaçorrin i cili gjuan por sfera devijohet e përfundon lehtësisht në duart e Dajsinanit.

74’ Mazrekaj ekzekuton direkt në portë një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Teqja grushton jashtë.

73’ Çuçin nis një harkim në zonë për Babatunde, i cili nuk ia del të gjuajë drejt portës.

69’ Abazaj merr vendin e Ruçit në këto minuta të fundit të ndeshjes.

67’ Manellari merr vendin e Piterman në fushën e lojës.

65’ Pas një aksioni nga e djathta, topi shkon te Piterman në qendër por gjuajtja e tij në ecje e sipër përfundon jashtë duke dëshpëruar kurbinasit.

61’ Provon edhe Lorran nga distanca, Dajsinani grushton me vështirësi.

59’ GOOOL BYLIS! Pas zhvillimit të një goditje këndi, ka tre tentativa radhazi drejt portës dhe në fund është Trumçi i cili lëshon një predhë të pakapshme për Dajsinanin.

53’ Spahiu merr vendin e Prengajt në fushë në radhët e kurbinasve.

50’ Prengaj nga e majta hyn drejt qendrës dhe godet me të majtën e tij, duke çuar sferën jo shumë larg shtyllës në të djathtë të Teqjes i cili kontrollon me sy derisa topi kalon vijën fundore.

49’ Babatunde ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë ndaj Maçollit.

46’ Babatunde nga e majta harkon për Prengën, ky i fundit nuk kthen dot me kokë drejt portës duke çuar topin jashtë.

46’ Pjesa e dytë nis me Antoni Beji në fushën e lojës në vend të Lajthisë.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Top nga thellësia për Kaçorrin, Alla ia del të largojë topin para sulmuesit duke evituar një moment të vështirë në portën e tij.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Mazrekaj dhe Babatunde nxjerrin Borisjuk në pozicion gjuajtje, por polaku duhet të korrigjojë shënjestrën pasi tentativa e tij nuk i afrohet portës.

41’ Qardaku nga e djathta tenton vetë portën, sfera merr harkimin e gabuar dhe përfundon jashtë.

39’ Goditje nga këndi e Qardakut që gjen Kaçorrin i cili me kokë mund të tentonte portën, por nuk gjen katërkëndorin me devijimin e tij.

34’ Kombinim në krahun e majtë mes Ruçit dhe Qardakut, ky i fundit gjuan drejt portës por gjen të gatshëm Dasjinanin.

31’ Top në thellësi i Turkajt për Adeleken, sulmuesi nuk arrin dhe Teqja del e mbërthen sferën.

28’ Dy harkime radhazi në zonën e Laçit, ballshiotët nuk gjejnë hapësirën për të gjuajtur në portë.

20’ Goditje dënimi e fortë e Damçevskit nga e djathta, Dajsinani grushton me vështirësi topin edhe pse në pozicion.

17’ Harkim nga e djathta e sulmit të Laçit, Prenga devijon me kokë e topi shkon në shtyllën e dytë te Adeleke, por ky i fundit devijon jashtë katërkëndorit. Dëshpërim për sulmuesin i cili humb një rast të pabesueshëm për shënim.

11’-13’ Pas goditjes nga këndi ka pak panik pasi Janku mbete i gjakosur në fushën e lojës pasi merr një shkelm në fytyrë nga Velkoski. Mbrojtësi merr mjekimin dhe pastaj rikthehet përsëri në ndeshje.

9’ Aksion interesant i Lajthisë në krahun e djathtë, topi i tij në qendër largohet nga mbrojtësit e Laçit.

6’ Babatunde bën provë të gjejë portën me një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, por nuk ka forcën e duhur për të shqetësuar portierin Teqja.

5’ Top i gjatë në zonë për Kaçorrin i cili devijon me kokë por nuk arrin të kontrollojë sferën. Largon mbrojtja kurbinase.

1’ Nis dueli me shkelmimin e parë nga qendra të Bylisit.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Çuçin, Velkovski, Turkaj, Alla; Borisjuk, Paterman, Babatunde; Prengaj, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Ruçi, Kaçorri, Qardaku. Trajner: Arian Bellai.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ani Koçiaj (Tiranë)

Asistent i dytë – Elvis Gjoka (Lezhë)

Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)

AVAR – Ridiger Çokaj (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"