VIDEO / E vendos një penallti në minutën e 89-të , “Derbi i Italisë” mbyllet si gjithmonë me polemika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 22:50

VIDEO / E vendos një penallti në minutën e 89-të , “Derbi i Italisë” mbyllet si gjithmonë me polemika

Interi dhe Juventusi janë ndarë sot në një barazim në një sfidë e cila si gjithmonë nuk mund të mbyllej pa polemika

inter juventus 1

Interi dominoi sfidën edhe për faktin se gjeti shumë shpejt golin e avantazhit më Xhekon, ndërsa Pndërs bardhezinjtë menduan më shumë për mbrojtjen. Por me kalimin e minutave, skuadra e Alegrit u zgjua dhe më zëvendësimet në pjesën e dytë, sidomos kur në fushë hynë Dibala dhe Kieza, ishin bardhezinjrtë që morën kontrollin e plotë të duelit e rrezikuan vazhdimisht portën zikaltër.

Por goli do të vinte mes polemikave. Në minutën e 87 erdhi edhe episodi që do të vuloste fatin e duelit. Dumfries ndërhyn ndaj Aleks Sandros dhe gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. VAR thërret kryesorin pranë monitorit dhe pas vëzhgimit të pamjeve, ai bën shenjë nga pika e bardhë pavarësisht protestave zikaltër. Dibala nuk gabon duke vendosur barazinë në shifra që rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare.

INTER-JUVENTUS 1-1
17′ Xheko / 89′ (p) Dibala




FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

JUVENTUS – (3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Bernardeski, Lokateli, MekKeni, Aleks Sandro; Kulusevski, Morata. Trajner: Masimiliano Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"