VIDEO / E vendos Latifi, Vllaznia triumfon në miqësoren ndaj Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 20:44

VIDEO / E vendos Latifi, Vllaznia triumfon në miqësoren ndaj Tërbunit

Vllaznia vazhdon përgatitjet e saj për sezonin e ri me ndeshje miqësore të programuara për të parë gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve që janë në provë në këto ditë te kuqeblutë para se të vendoset nëse do të vazhdojnë aventurën e tyre me këtë skuadër apo jo. Klubi shkodran ka zhvilluar sot në “Loro Boriçi” takimin e radhës, duke mposhtur me shifrat 1-0 ekipin e Tërbunit.

vllaznia burreli

Ashtu siç pritej, ekipi i Brdariç dominoi duelin ndaj pukjanëve të drejtuar nga ish-kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri. Por sulmuesit shkodranë vazhdojë të vuajnë pasaktësinë para portës dhe për të zgjidhur ndeshjen u desh një penallti e transformuar saktësisht nga Liridon Latifi.

Kaq mjaftoi për të siguruar fitoren e radhës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë të paktën edhe një ndeshje tjetër, pasi Brdariç do të kërkojë të ndërtojë nëpërmjet këtyre sfidave ekipin i cili do të përballet me Teutën në Superkupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"