VIDEO/ E veçantë nga Gjermania, shikoni si e ndoqën derbin tifozët e Dortmundit dhe Shalkes nga makina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 11:29

VIDEO/ E veçantë nga Gjermania, shikoni si e ndoqën derbin tifozët e Dortmundit dhe Shalkes nga makina

Derbi mes Dortmundit dhe Shalkes është një nga më të luftuarit në Gjermani, teksa edhe rivaliteti mes tifozerive është shumë i madh.befunky-collage_6_1

Megjithatë derbi që u luajt këtë fundjavë ishte me të vërtetë i çuditshëm, pasi u luajt pa praninë e tifozëve që nuk mund të shkonin në stadium.

Megjithatë tifozët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për tu bashkuar dhe ta ndjekin bashkë ndeshjen.

Në vende të caktuara u vendos një ekran gjigand që transmetonte ndeshjen dhe shumë njerëz u afruan aty me makinat e tyre, duke e ndjekur nga brenda makinës. Diçka shumë e veçantë kjo, e cila tashmë mund të përdoret edhe në vendet e tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"