Video e veçantë nga Gjermania/ Ndeshja e parë e Bundesligës, tifozët e mbështesin skuadrën në… kishë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:16

Video e veçantë nga Gjermania/ Ndeshja e parë e Bundesligës, tifozët e mbështesin skuadrën në… kishë

Ndodh edhe kështu! Tifozët në pamundësi për të qenë në stadium, bëhen bashkë të gjithë dhe e mbështesin skuadrën nga kisha.

TIFOZET E KELN

Bëhet fjalë për tifozët e Këlnit, që luante ditën e djeshme ndeshjen e parë në Bundesligë, ku u mposht në shtëpi 3-2 nga Hofeneimi. Për shkak të rregullave të Koronavirusit, në këtë ndeshje nuk u lejuan tifozë në stadium, ndryshe nga disa ndeshej të tjera, ku tifozët ishin në numër të limituar.

Megjithatë tifozët e Këlnit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa janë shfaqur të gjithë të bashkuar në kishë, duke kënduar në kor për skuadrën e zemrës. Një shembull shumë i mirë, se sa po ju mungon tifozëve prania në stadiume, për të mbështetur skuadrën e zemrës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"