VIDEO/ E tregon Strakosha, ja si festohet fitorja ndaj Juventusit në autobusin e Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 23:15

VIDEO/ E tregon Strakosha, ja si festohet fitorja ndaj Juventusit në autobusin e Lacios

Fitorja e sotme ndaj Juventusit, me rezultatin 1-2 ishte një nga më emocionueset për Lacion në këto 8 javë kampionat. Penallti e pritur nga Thomas Strakosha i elektrizoi të gjithë, duke bërë që të shpërthejë festa në kampin lacial.

sdsds

Nëpërmjet një “Story” të publikuar në Instagram, heroi shqiptar, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij disa sekonda nga festa me shokët e skuadrës, në autobus, gjatë kthimit për në Romë. Vihet re një atmosferë elektrizuese, me kore dhe britma nga ana e lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"