VIDEO/ “E shkatërrove këtë lojë o idiot m*ti”, rivali i Xhokoviçit nuk përmbahet pas humbjes dhe sulmon arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2022 | 20:54

VIDEO/ “E shkatërrove këtë lojë o idiot m*ti”, rivali i Xhokoviçit nuk përmbahet pas humbjes dhe sulmon arbitrin

Një incident ka ndodhur në një ndeshje tenisi, ku në të u përfshi numri 3 i botës në këtë sport. Aleksandër Zverev humbi 10-6 në lojën dyshe me ortakun e tij Marselo Melo kundër Loid Glaspol dhe Fin Helirova.

foto

Në përfundim të sfidës, tenisti nuk i përmbahu nervat dhe shkoi të sulmonte me raketën e tij, ndenjësen e gjyqtarit të sfidës.

“E shkatërrove këtë m*t loje. Shikoje topin ku shkoi o idiot m*ti”, ishin fjalët e tij drejtuar gjyqtarit.

Në fund Zverev i kërkoi falje të gjithëve për atë se çfarë bëri, por veprimi i tij ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"