Video e ryshfetit mes Kukësit dhe Partizanit, ja kush është i përfshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 14:54

Video e ryshfetit mes Kukësit dhe Partizanit, ja kush është i përfshirë

Një menaxher i lidhur me klubin e Kukësit u ka ofruar “çek të bardhë” futbollistëve të Partizanit për të toleruar në ndeshjen direkte mes dy skuadrave. Gjithçka vërtetohet nëpërmjet një videoje të cilën “Panorama Sport” ka mundur ta shohë dhe të konfirmojë vërtetësinë e personave të përfshirë.

partizani kukesi jug

Deri në momentin kur të mund t’ia servirim detajet e plota publikut, mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një menaxher të lidhur me klubin e Kukësit, Drini Çaushi, i cili menaxhon futbollistët Alla, Rrumbullaku e Kale te verilindorët.

Në këtë video ai i ofron futbollistit Emiliano Vila dhe një kolegu të tij mundësinë për të fituar para nëpërmjet kësaj ndeshje që mund të vendoste fatin e titullit.

Klubi i Partizanit është në dijeni të plotë të detajeve të kësaj videoje dhe po përgatitet të ndërmarrë rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"