VIDEO/ “E rendis te ekipet e dobëta”, Alban Bushi dhe Shpëtim Duro vendosin bast live për Francë-Danimarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 23:56

VIDEO/ “E rendis te ekipet e dobëta”, Alban Bushi dhe Shpëtim Duro vendosin bast live për Francë-Danimarkë

Si përfundon ndeshja mes Francës dhe Danimarkës këtë të shtunë? Diskutimi për këtë sfidë ka sjellë një bast të veçantë “live” mes Shpëtim Duros dhe Alban Bushit, të ftuar në studion e “Qatar N’24” në “News 24”.

bandicam 2022-11-25 23-40-51-081

Bushi theksoi se e rendiste Danimarkën në ekipet e dobëta pasi nuk kishte dhuruar asgjë në ndeshjen e parë në grup dhe priste fitoren e Francës. Nga ana tjetër, Duro i shpjegoi se Danimarka ishte skuadër e organizuar dhe Franca nuk e kishte të thjeshtë që të fitonte ndaj saj.

Kështu, të dy vendosën një bast me njëri-tjetrin, me përfundimin e tij që do të mësohet vetëm duke ndjekur “Qatar N’24” të shtunën në darkë pas mbylljes të sfidave të Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"