VIDEO/ E quajtën “mercenar”, shikoni si Bonuçi u kërkon falje tifozëve të Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:04

VIDEO/ E quajtën “mercenar”, shikoni si Bonuçi u kërkon falje tifozëve të Juves

Tifozët e Juventusit janë ndarë në dysh, për çështjen e rikthimit të Leonardo Bonuçit tek “zonja e vjetër”. Pasi erdhi sërish nga Milani, të shumtë ishin ata që nuk e dëshironin, ndërsa në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, edhe është fërshëllyer disa herë gjatë lojës nga tifozët e tij.

screenshot-1_1535354701-7199585

mirëpo në fund të ndeshjes mes Juves dhe Lacios, ai u drejtuar nga tribunat e ultrasve dhe iu kërkoi falje atyre, përgjigjja e shumicës së tyre ishte me duartrokitje. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri iu është vënë në mbrojtje qendërmbrojtësit duke thënë se ata do ta falin. “Do të marrë kohë por tifozët do ta falin Bonuçin”, ka thënë Allegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"