VIDEO/ E “qan” golin nga faulli, Uzuni “ngrin” portierin dhe shpëton Ferencvaroshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:55

VIDEO/ E “qan” golin nga faulli, Uzuni “ngrin” portierin dhe shpëton Ferencvaroshin

Myrto Uzuni bën heroin në Hungari duke shpëtuar ekipin e tij, Ferencvarosh nga humbja ndaj Akademisë Pushkash. 25-vjeçari barazoi sfidën 8 minuta nga fundi i ndeshjes me një goditje elegante nga faulli në distancë 17 metra.
uzuniiiiiiiiiiii
Ish-sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit goditi lehtësisht topin duke fluturuar mjaft bukur brenda në rrjetë.

Pas kësaj jave, Ferencvaroshi kryeson kampionatin hungarez me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet prej Fehervarit.

Deri tani, Uzuni ka realizuar me Ferencvaroshin 5 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"