VIDEO/ E preku apo jo topin? Manaj feston te goli i Uatfordit në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:42

VIDEO/ E preku apo jo topin? Manaj feston te goli i Uatfordit në kampionat

Rei Manaj po fiton gradualisht terren te klubi anglez i Uatfordit. Në sfidën e kaluar shqiptari nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa në përballej e sotme ndaj Birminghamit, u hodh në fushë në minutën e 55-të, teksa skuadra e tij po humbiste me rezultatin 1-0. Me futjen e Manajt, loja ndryshoi për mirë, teksa në minutën e 63-të, erdhi dhe goli i barazimit.

manaj

Pas një gjuajtje të futbollistit Sema, Manaj i ndodhur shumë pranë zonës së 5 metërshit, tenton ta devijojë topin që përfundoi në rrjetë.

Rei Manaj

Lushnjari në momentin e shënimit, ngriti dorën duke lënë të kuptohet se ka pasur një devijim të lehtë nga ana e tij, por kjo gjë nuk arrihet të kuptohet qartë nga video, për shkak se edhe gjuajtja e futbollistit Sema ishte e shpejtë dhe e fortë. Gjithsesi e rëndësishme është që skuadra e shqiptarit gjeti golin e barazimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"