VIDEO/ E pazakontë në Itali, futbollisti shkon në drejtim të makinës pasi shënon gol dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 14:38

VIDEO/ E pazakontë në Itali, futbollisti shkon në drejtim të makinës pasi shënon gol dhe…

Një festim i çuditshëm goli ka ndodhur në Serinë C italiane, gjatë ndeshjes mes Katanzaros dhe Mesinës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-0, e vlefshme për javën e 5-të në Grupin C.

KAT 2

Një festim sa i çuditshëm po aq edhe i pazakontë ka ndodhur në këtë takim, teksa në golin e realizuar nga mesfushori belg i Katanzaros, Jari Vandepute në minutën e 62′ ka habitur opinionin publik.

26-vjeçari, i cili shënoi një dopietë në atë sfidë menjëherë pasi shënoi golin e dytë personal dhe të takimit shkoi menjëherë në drejtim të një makine të parkuar në pistën e stadiumit “Nicola Ceravolo” të Katanzaros dhe duke festuar së bashku me shokët e tij të skuadrës në brendësi të saj.

Një video që bëri xhiron e rrjetit për nga vetë mënyra e festimit të këtij goli.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"