VIDEO/ E pazakontë në futboll, lojtari kapet nga kamerat duke urinuar në fushën e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 19:31

VIDEO/ E pazakontë në futboll, lojtari kapet nga kamerat duke urinuar në fushën e lojës

Një episod tejet i veçantë është kapur nga kamerat, në ndeshjen e Kupës në Irlandën e Veriut, mes Balimena dhe Koleraine.bradlei

Sulmuesi i Koleraine, Eoin Bradlei i ka befasuar të gjithë, teksa është kapur nga kamerat duke urinuar në fushën e lojës. Kaq ka mjaftuar që menjëherë video e sulmuesit të bëjë xhiron në internet, pasi diçka e tillë nuk ishte parë më përpara.

Lojtari duket se nuk ka pritur dot përfundimin e ndeshjes dhe ka menduar të urinojë në fushën e lojë, por kjo nuk i ka shpëtuar kamerave. Për gjestin e kryer në fushën  e lojës, Bradlei është pezulluar me 5 ndeshje, pasi diçka e tillë është rreptësisht e ndaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"