VIDEO/ E pazakontë! Gjyqtari asiston te goli, shpërthen trajneri shqiptar: Skandaloze, arbitrat përmbysën rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 13:00

VIDEO/ E pazakontë! Gjyqtari asiston te goli, shpërthen trajneri shqiptar: Skandaloze, arbitrat përmbysën rezultatin

Një episod i pazakontë është regjistruar në Kosovë, në ndeshjen mes të rinjve të Trepçës dhe Vllaznimit.

bandicam 2021-04-11 12-59-55-287

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, por mitrovicasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, ku një ndihëm e morën edhe nga arbitri i ndeshjes. Në minutën e 85’, top përplaset te arbitri dhe kthehet në një asist për lojtarin e Trepçës, i cili përmbysi rezultatin.

Ka qenë trajneri i Vllaznimit, Valon Kasapi, i cili ka shfaqur pakënaqësi për arbitrimin, ku thotë se është ajo që u bë në fushë ishte skandaloze. “Minuta 85, asistimi i arbitrit për lojtarët e Trepçës. Një treshe skandaloze nga Gjilani, që pa asnjë arsye kthyen rezultatin nga 0-1 në 2-1, kundër Vllaznimit të të rinjve. Pa koment”, janë fjalët e Kasapit.

Video e golit të përmbysjes:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"