VIDEO/ E pabesueshme në boks, thyhet britaniku Xhoshua. Obezi meksikan e hedh në tapet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2019 | 9:20

VIDEO/ E pabesueshme në boks, thyhet britaniku Xhoshua. Obezi meksikan e hedh në tapet

Endi Ruiz u shpall ditën e djeshme, kampioni i madh në boks, teksa mundi kampionin britanik Entoni Xhoshua.

endi ruiz entoni xhoshua

Boksieri meksikano-amerikan, i shtangu të gjithë teksa hodhi dy herë në nokdaun gjatë raundit të tretë Xhoshuan, ndërsa më pas e hodhi përtokë edhe dy herë të tjera, në raundin e shtatë, moment edhe kur arbitri i sfidës i dha fund duelit, dhe shpalli kampion Ruiz.

Edhe pse me një fizik obez, dhe krahë jo shumë të gjatë, Ruiz i shtangu të gjithë në duelin e zhvilluar në Nju Jork, ndërsa edhe për bastvënësit ishte diçka e papritur, sepse fitorja e tij kuotohej me koeficientin 25.

Tashmë, që nga dita e sotme, katër brezat WBO, WBA, IBF dhe IBO, të mbajtura nga kampioni i pamposhtur Xhoshua, i kalojnë meksikanit Ruiz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"