VIDEO/ E pabesueshme çfarë bën atletja holandeze. Rrëzohet në start të garës, por del e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 13:51

VIDEO/ E pabesueshme çfarë bën atletja holandeze. Rrëzohet në start të garës, por del e para

Atletja holandeze Sifan Hasan ka bërë një garë të mrekullueshme ditën e sotme duke rikuperuar pozicione nga vendi i fundit në të parin.

ff

Në start të garës 1500m vrap, Hasan u rrëzua në tokë teksa konkurrentet e tjera u shkëputën ndjeshëm.

Por, holandezja rimori fuqi dhe nisi një vrapim të fuqishëm ku pak para finishit e pa veten mes 5 më të mirave, por sforcoja e fundit e renditi të parën në baterinë A duke u kualifikuar për në finalen e madhe të garës së 5000 metrave. 28-vjeçareja është kampione bote në vrapim në garën e 10 000 metrave si dhe në atë të 1500 metrave. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke treguar shpirtin e garës së atletes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"