VIDEO/ E nominoi Capital T për sfidën me letër higjienike, Edon Zhegrova nuk di të ndalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 21:44

VIDEO/ E nominoi Capital T për sfidën me letër higjienike, Edon Zhegrova nuk di të ndalet

Sulmuesi i talentuar kosovar, Edon Zhegrova është futbollisti i radhës që kryen sfidën me xhonglimin e letrës higjienike, pasi u nominua nga këngëtari i famshëm Capital T.

zhegrova-2

Kjo sfidë lindi si një ide për të kaluar kohën në izolim në një mënyrë interesante teksa futbolli në Europë është ndalur prej koronavirusit, ndërsa Zhegrova jo vetëm që e kreu sfidën por nuk dinte të ndalej, siç deklaroi vetë ai.

“U nominova nga Capital T. Nuk do të ndaloja, por duhet ta bëja,” shkruan  20 vjeçari, që është i huazuar te skuadra zviceriane e Bazelit, bashkangjitur me videon e postuar ne Instagram.

Edon Zhegrova

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"