VIDEO / E mund goli i një debutuesi, fillojnë që tani telashet për Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 20:32

VIDEO / E mund goli i një debutuesi, fillojnë që tani telashet për Arsenalin

Kanë filluar që sot thirrjet e tifozëve kundër Arsen Vengër, pasi Arsenali u mund 1-0  në ndeshjen e dytë të kampionatit, në fushën e Stouk Sitit. “Topçinjtë” kanë nisur sezonin me bindjen se mund të luftojnë për titullin, por humbja në transfertë komplikon gjithçka për shkak të situatës së teknikut i cili nuk është edhe aq i dashur nga tifozeria e tij dhe në këtë sezon nuk ka as justifikimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.

arsen venger

Një nga rreziqet kryesore për portën e Arsenalit në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri, u largua nga fusha e lojës që në minutën e 25-të, për shkak të një dëmtimi muskulor. Por Stouk nuk ngurroi të sulmonte herë pas herë portën e Çeh dhe në fillimin e pjesës së dytë e mposhti atë falë debutuesit Hese Rodriguez, spanjollit i cili firmosi për ekipin anglez vetëm pak ditë më parë. Ai u bë lojtari i tretë në historinë e klubit që shënonte që në ndeshjen e tij të debutimit në kampionatin anglez.

Arsenali u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por nuk arriti ta siguronte atë edhe pse regjistroi një mbajtje topi prej 77,3%, më e larta në një ndeshje në kampionat për këtë skuadër që nga sezoni 2003-04.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"