VIDEO/ E majtë vrastare, shoku shqiptar i Uzunit “ngrin” portierin kundërshtar me supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 17:46

VIDEO/ E majtë vrastare, shoku shqiptar i Uzunit “ngrin” portierin kundërshtar me supergol

Lokomotiva e Zagrebit mund të quhet pa frikë skuadra e dëshiruar e futbollistëve shqiptarë. Pas shpërthimit në javët e fundit të futbollistit të kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni, sot është radha e shokut të skuadrës Lirim Kastrati të bëhet protagonist me skuadrën e Lokomotivës.

Kastrati-dhe-Uzuni

21-vjeçari shënoi golin e takimit kundër Zapresiçit në javën e 24-rt të ligës kroate të futbollit. Pasi depërtoi në zonën kundërshtare, futbollisti i Kosovës goditi me të majtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit rival për të reaguar.

Kastrati është ndër futbollistët më të mirë të Lokomotivës së Zagrebit teksa ka realizuar deri tani 9 gola në 23 ndeshje. Së bashku me Myrto Uzunin udhëheqin skuadrën në kampionat.

Sezonin e ardhshëm Kastrati do të luajë me klubin më të mirë të Kroacisë Dinamo e Zagrebit, ku shpreson të përsërisë formën e mirë të treguar në sezonet e fundit me Lokomotivën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"