Video e Lilës, reagon prifti katolik: Zhgënjyese, por ju mbështes prej flamurit që përfaqësoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 10:12

Video e Lilës, reagon prifti katolik: Zhgënjyese, por ju mbështes prej flamurit që përfaqësoni

Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi, ka kritikuar dje publikisht talljen që, sipas tij, futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, bëri ndaj të krishterëve ortodoksë. Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Dom Agustin Bardhi e ka këshilluar futbollistin Lila që, në vend që të tallej, duhet të respektonte ritet fetare të këtij besimi.

dom agustin bardhi.

STATUSI

Me publikimin e videos dhe qasjes që ka pasur futbollisti i Kombëtares në lidhje me ritet fetare, prifti katolik Dom Agustin Bardhi ka bërë një shpjegim për lojtarin në lidhje me ritet. Gjithsesi, në statusin e tij, prifti është shprehur se është në mbështetje të skuadrës Kombëtare dhe në pritje të një rezultati pozitiv nga ndeshja, duke qenë se Lila dhe shokët e skuadrës së tij janë përfaqësues të flamurit të Skënderbeut.

dom agustin bardhi

Statusi i priftit katolik Dom Agustin Bardhi në Facebook

“Nuk e prisja një gjë të tillë nga Andi Lila! Më vjen shumë keq për talljen e bashkë-vëllezërve të krishterë ortodoks. Gjithsesi s’ka gjë, do të ketë gjithmonë njerëz që do të na tallin e do të na lëvdojnë. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me ujë, është një rit krejt normal për ‘botën e Krishterë’ e as me puthjen e unazës Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t’i refuzoje nëse nuk të pëlqenin, edhe mund t’i kishe respektuar pa pasur nevojë për tallje…

Gjithsesi, unë jam me ju, e shpresoj fort që të fitoni e ta nderoni atë flamur të Gjergj Kastriotit që unë e dua shumë, që nuk e pati kurrë problem bekimin me ujë… Më vjen keq për atë fëmijë që është me ju, që do rritet me këtë ‘humor burgu’, ai meriton patjetër më shumë e më mirë se kaq. Nejse, gjithmonë fajet i ka regjia në këto raste! Forca djem, na nderoni me fitore”, ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"