VIDEO/ E drejtoi në Kategorinë e Parë, Stavri Nica surprizon ish-skuadrën në finalen e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 20:54

VIDEO/ E drejtoi në Kategorinë e Parë, Stavri Nica surprizon ish-skuadrën në finalen e sezonit

Devolli është zhvendosur në Durrës prej dy ditësh. Për të evituar lodhjen e rrugës dhe përshtatur me klimën (pasi dihet që në qytetin bregdetar është më nxehtë se në Bilisht), drejtuesit vendosën që skuadra të grumbullohet më shpejt.

Stavri Nica

Kjo i ka krijuar luksin stafit teknik që të punojë i përqendruar. Stërvitja nën drejtimin e Erindi Maneshit ka vijuar me ritëm të lartë dje, ndërsa porositë nuk kanë munguar.

Ditën e sotme është regjistruar edhe një surprizë e këndshme për bilishtarët. Ish-trajneri Stavri Nica, i cili drejtoi skuadrën juglindore 2 sezone më parë në Kategorinë e Parë, ka qenë i pranishëm në kompleksin “Tropikal”, për t’i dhënë bekimin e tij dhe për t’i uruar fat Devollit, në ndeshjen finale të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"