VIDEO/ E djathta vrastare e Bathës, shikoni 2 perlat e mesfushori të Tiranës në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 17:25

VIDEO/ E djathta vrastare e Bathës, shikoni 2 perlat e mesfushori të Tiranës në stërvitje

Tirana është duke zhvilluar mini-fazën përgatitore në Antalia. Trajneri Emanuel Egbo, ka në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët duken në një formë të shkëlqyer. 

batha

Këtë gjë e tregon më së miri edhe forma fantastike në stërvitje. Idriz Batha ishte padyshim protagonisti i ditës së sotme.

Mesfushori gjirokastrit ka nxjerrë nga repertori i tij 2 perla, duke vënë në duke edhe njëherë klasin e tij. Me një të djathtë vrastare, 27-vjeçari ka ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore 2 goditje dënimi nga jashtë zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit, teksa e ka dërguar topin në trekëndësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"