VIDEO/ “E dhj*va”, intervista e Haland me sharje pas ndeshjes pushton rrjetin: U bënë 30 minuta pa tundur rrjetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 20:32

VIDEO/ “E dhj*va”, intervista e Haland me sharje pas ndeshjes pushton rrjetin: U bënë 30 minuta pa tundur rrjetën

Erling Haland debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Mançester Sitin duke shënuar të dy golat e suksesit 2-0 të skuadrës së tij përballë Uest Hem. Por sulmuesi norvegjez mendon se nuk ka bërë maksimumin në këtë sfidë dhe se duhej të kishte tundur më tepër rrjetën, ai dhe shokët e skuadrës.

erling-haaland-678x381

“Ishte paraqitje e mirë. Ishte një fillim i mirë dhe nuk ka shumë për të thënë përveçse ishte 2-0. Është diçka e mirë që të kemi minuta në këmbë në fillimin e sezonit dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Siç e prisnim, ne e pamë potencialin përballë Bajern Mynihut dhe ishte pak më poshtë ndaj Liverpulit. Gjërat do të vijnë me kalimin e ndeshjeve, por sot mund të kishte qenë më shumë.

A duhej të kisha shënuar më shumë? Po, duhej të isha te momenti i krosit të Gyndogan, por unë e dhj*va”, tha lojtari i cili u kujtua nga intervistuesi i “Sky Sports” se nuk duhej të shante. “Oh m**”, vazhdoi Haland, teksa kuptoi se bëri gafën e dytë radhazi në disa sekonda e ia plasi të qeshurës. “Nuk është gjuhë e mirë në këtë vend”, vijoi ai me humor, teksa lëshoi edhe disa batuta të tjera në fund, por më i përmbajtur.

“Kishte disa festime të mira sot ndaj jam i lumtur. Është e këndshme që babai i pa të dy golat pasi është një moment i madh për mua debutimi në kampionat. Gjithashtu, tani janë bërë thuajse 30 minuta që kur shënova golin e fundit ndaj duhet të vazhdoj me ritmin tim”, tha duke qeshur Haland pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"