VIDEO/ E dashura e re e Pikes ndalet në mes të rrugës nga gazetarja, ja reagimi i saj kur i përmendet Shakira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 9:54


VIDEO/ E dashura e re e Pikes ndalet në mes të rrugës nga gazetarja, ja reagimi i saj kur i përmendet Shakira

Ndarja e Zherard Pike dhe Shakirës erdhi për shkak të tardhtisë së futbollistit ndaj këngëtarës me Klara Çian.

Së fundmi programi spanjoll “El Programa de Ana Rosa” ka publikuar një video të partneres së Piquës e cila po ecën nëpër rrugët e Barcelonës me një mikeshë dhe një gazetare i bën asaj pyetje të shumta në lidhje me marrëdhënien e saj me lojtarin e FC Barcelona dhe ndarjes nga Shakira, apo duke e cilësuar si ‘shkaktaren’ që i coi drejt divorcit, ​​ndërsa shoqja e saj përpiqet të mbulojë kamerën, Klara duket  e nervozuar dhe nuk u përgjigjet asnjë pyetje të bëra nga gazetarja.

Në programin e sipërpërmendur në studio janë ankuar për qëndrimin e shoqes në kamera, por kritikojnë edhe qëndrimin e gazetares duke i bërë pyetje të pakëndshme asaj, e cila duke mos qenë mësuar të jetë personazh publik, duket nervoze dhe nuk di si të ktheje përgjigje.

Për momentin, çifti nuk e ka konfirmuar nëse ajo tashmë i njeh fëmijët e tij, ndonëse dihet se të dy familjet (baballarët dhe nënat) janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre.

Zherard Pike dhe Shakira ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe se kjo mund të zgjidhet në gjykatë, por ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera për të arritur një marrëveshje pa duke shkuar në gjykatë.

  

PANORAMASPORT.AL