VIDEO/ Dyshimet për ndeshjen e Ballshit, dita e së vërtetës për Tiranën. Shikoni çfarë ndodh në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 18:55

VIDEO/ Dyshimet për ndeshjen e Ballshit, dita e së vërtetës për Tiranën. Shikoni çfarë ndodh në FSHF

Dita e së vërtetës për Tiranën. Bardheblutë do të përballen frontalisht me Komisionin e Etikës në një mbledhje që do të hetojë për sfidën e përfolur Bylisi-Tirana, për koincidencë para sfidës së dytë Tirana-Bylisi. Para Komisionit do të dalin sot presidenti Refik Halili, drejtori sportiv Arbi Laçi, trajneri Emanuel Egbo, kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika.Bylis-Tirana

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë video nga mbërritja e tyre ambientet e FSHF, teksa do paraqiten para Komisionit të Etikës. Ekipi bardheblu pritet të japë versionin e tij për sfidën mes Bylisit dhe Tiranës në Kupën e Shqipërisë, ku ka dyshime të forta si një ndeshje e kapur prej basteve. Gjithsesi, Tirana duhet të japë shpjegimet e saj para Komisionit të Etikës, pasi të enjten e shkuar nuk u paraqitën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"