VIDEO/ Dy talentet e Superiores sfidohen me njëri-tjetrin, shikoni ekzekutimin e veçantë të penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 14:32

VIDEO/ Dy talentet e Superiores sfidohen me njëri-tjetrin, shikoni ekzekutimin e veçantë të penalltive

Pas rikthimit në stërvitje, te Teuta është rikthyer edhe entuziazmi, me lojtarët që tashmë mund të bëjnë atë që duan më së shumti.pjimage (1)

Ndonëse stërvitja kishte përfunduar, përsëri dy talentet e Teutës, Sherif Kallaku dhe Lorenco Vila, vendosën të qëndrojnë edhe për pak, për të bërë edhe një sfidë mes tyre.

Të dy lojtarët kanë pasur një sfidë speciale, për sa i përket ekzekutimit të penalltive. Kështu dy futbollistët bënin disa rrotullime mbi topin dhe pasi ju ishin marrë mendtë, e gjuanin atë për të tentuar të shënonin.

Kallaku u tregua më i saktë, teksa në 2 gjuajtje arriti të shënonte 2 gola, ndërsa Vila shënoi vetëm një, teksa në një rast nuk po gjente dot as portën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"