VIDEO/ Dy supergola në javën e 18-të, shikoni cili zgjidhet më i bukuri në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:25

VIDEO/ Dy supergola në javën e 18-të, shikoni cili zgjidhet më i bukuri në Kategorinë Superiore

Hygor Guimaraesh shënoi golin e javës. Ishte mbresëlënës me atë roveshatë perfekte, aq të ngjashme me perlat e dikurshme të Hamdi Salihit.84179305_195956894933489_711558897059495936_n

Ekzekutimi meriton notën 10 dhe për më tepër kur dihet që braziliani kishte vetëm një javë që ishte rikthyer në Shkodër, pas gati dy muajsh pa shkelur në fushë.

E megjithatë, rival të fortë ka edhe Dejvi Bregun. Vlonjati me atë diagonale plot klas në trekëndësh, nuk i dha mundësi tjetër Alban Hoxhës veçse ta veshtonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"