VIDEO/ Dy shtylla dhe raste pafund shënimi, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët në “klasiken” e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 23:35

VIDEO/ Dy shtylla dhe raste pafund shënimi, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët në “klasiken” e futbollit shqiptar

Është mbyllur në barazim 0-0 “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë! Një barazim ky që i shkon për shtat skuadrës shkodrane, e cila ka arritur të marrë 1 pikë të artë, në transfertë ndaj bardhebluve.

Tirana-Vllaznia

Pavarësisht “ftohtësisë” për shkak të mungesës së tifozëve, loja ishte në një nivel të kënaqshëm, teksa të dyja skuadrat prodhuan raste pa fund shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, kjo e për meritë të portierëve respektivë.

Vllaznia-Tirana

Duhet theksuar që në pjesën e parë, Vllazia goditi traversën me Hygor, ndërkohë që në të dytën, Ngoo goditi shtyllën për bardheblutë!

FT| TIRANA – VLLAZNIA 0-0

KOMENTET LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Malota largon topin nga vija fatale, duke shpëtuar skuadrën nga një gol i sigurtë! Pas një rrëmuje në zonë, ka gjuajtur Dunga, por Malota, largon në momentet e fundit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Largohet nga loja Hygor dhe venidn e tij e zë Maksim.

85′ Bardheblutë në sulm në kërkim të golit! Hasani kroson nga e majta, topi shkon tek Dunga, i cili provon me kokë, por jashtë kuadratit!

84′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, në fushën e lojës, Albi Doka!

84′ Tjetër pritje vendimtare e portierit Alen Sherri! Pas një gjuajtje të Edon Hasanit brenda zonës, gardiani shkodran, gjendet në vendin e duhur duke ndalur topin.

83′ Hygor ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faull taktik në mesfushë!

77′ Harkim nga krahu i djathtë, topi shkon te Dunga, i cili provon me një gjuajtje të befasishme, por shkon drejt e në duart e Sherrit!

75′ Kundërsulm vrastar! Pranë golit Vllaznia me Ndriçim Shtubinën, i cili del i vetëm përball Likës, gjuan, por ndalet mjaft bukur nga gardiani kryeqytetas!

70′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha, kapiteni Gilman Lika, vendin e tij e zë Ndriçim Shtubina!

68′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Sinjo, në lojë, Arsid Kruja!

66′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Sinjon, i cili provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet nga portieri Ilion Lika.

64′ Batha është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas ndërhyrje së gabuar ndaj Hygor!

61′ Shumë pranë golit të avantazhit Tirana me Bathën, gjuajtja e mesfushorit, përfundon ngjitur me shtyllën!


53′ Sa pranë i shkon golit Tirana! Majkëll Ngo, futet bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por topi stampohet në shtyllë! Pa fat bardheblutë!

 

51′ Mundësi e artë për Vllazninë! Ardit Krymi humbet një penallti në lëvizje, pas një inkursioni të bukur të Gilman Likës, ky i fundit ka shërbyer për Krymin, i cili nuk është koordinuar siç duhet!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

41′ Sinjo kroson nga e djathta, devijon Shehi me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

38′ Halili provon të shënojë nga brenda zonës, por ndalet në momentin e fundit nga Herald Marku, i cili largon rrezikun.

28′ Tirana merr “frenat” e lojës në dorë dhe hidhet përpara në kërkim të golit. Mbrohen mirë shkodranët, të cilët provojnë të surprizojnë me kundërsulme të shpejta.

27’ Tjetër kërcënim i bardhebluve me anë të Vangjelit, i cili bën një driblim mjaft të bukur dhe tenton portën por Sherri zgjatet bukur dhe me majrat e gishtave e çon në këndore.

24′ Kundërpërgjigjet Tirana me Bathën, i cili lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por fantastik reagimi i Sherrit, i cili “fluturon” dhe devijon topin në këndore.

21′ Drithërima në portën e Ilion Likës, traversa i mohon golin e avantazhit mesfushorit të Vllaznisë, Hygor.  I pafat braziliani!

15’ Dalje fantastike para e Vllaznisë me pasime të shumta megjithatë mungon sërish pasimi i fundit, aty ku krosimi i Maranaos ndalet.

11’ Shkodranët sulmojnë sërish në të majtë aty ku Maranhao tenton një krosim në zonë por nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

10′ Qarkullim i shpeshtë i topit në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme nga të dyja skuadrat. Si Tirana ashtu dhe Vllaznia tregohen të kujdesshme në këto minuta të para.

5’ Mundësi e mirë  për Tiranën pas një krismi në zonë te Kale, por ky i fundit nuk arrin të godasë teksa ka edhe një pozicion jashtë loje.

3′ Marku fiton goditjen e parë nga këndi. Pas një harkimi nga e majta, topi devijohet nga Vangjeli dhe përfundon në këndore.

1′ Ka startuar klasikja e futbollit shqiptar.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngoo.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinjo, Maranhao.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"