VIDEO/ Dy shqiptarë përballë njëri-tjetrit, në elitën e futbollit francez shënohet supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 22:08

VIDEO/ Dy shqiptarë përballë njëri-tjetrit, në elitën e futbollit francez shënohet supergol

Një supergol u regjistrua në minutën e 16-të, në duelin e Azhaksosë dhe Lilës të vlefshme për elitën e futbollit francez. Qazim Laçi përballë Edon Zhegrovës! Mesfushori i Kombëtares, e nisi ndeshjen nga stoli, teksa Zhegrova është graduar titullar.

JAZICI ZHEGROVA

Ishte minuta e 16-të kur Jusuf Jaziçi realizoi një gol spektakolar.. Sulmuesi turk dhuroi “show” me kontrollin e topit dhe goditjen e menjëhershme me të majtën që u ndal në rrjetën e ekipit kundërshtar. Ky gol është duke bërë xhiron e internetit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të Lilës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"