VIDEO/ Dy robotë nisen me trofeun e Topit të Artë drejt ceremonisë, por diçka nuk shkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 19:45

VIDEO/ Dy robotë nisen me trofeun e Topit të Artë drejt ceremonisë, por diçka nuk shkon

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitet të madh dhe polemika te tifozët e futbollit.

top i artë

Në sfond, duken dy persona të veshur si robotë që mbajnë në duart dy trofe të ‘’Topit të Artë’’ i vendosin në makinë dhe niset drejt’’Teatre Chatelet’’, aty ku do të mbahet ceremonia e dhënies së çmimit.

Drejtori i ‘’France Football’’ në një deklaratë të dhënë më herët, kishte deklaruar se do të jepej një çmim i ‘’Topit të Artë’’, por mesa duket do të ketë surpriza.

Nuk dihet nëse njëri trofe do të jepet për vitin e shkuar, apo do të ketë ndonjë balotazh mes vendeve të para, por videoja ka krijuar polemika të shumta duke qenë një ndër postimet më të klikuar deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"