VIDEO/ Dy penallti dhe fitore me goleadë e skuadrës holandeze, Enea Jorgji protagonist në sfidën e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 21:33

VIDEO/ Dy penallti dhe fitore me goleadë e skuadrës holandeze, Enea Jorgji protagonist në sfidën e Ligës së Europës

Enea Jorgji ishte protagonist në sfidën e Ligës së Europës mes holandezëve të AZ Alkmar dhe kazakëve të Astanës. Gjyqtari nga kolegjiumi i Elbasanit, akordoi 2 penallti në favort të vendasve, të cilët triumfuan me rezultatin tenistik 6-0.

Jorgji

Penalltia e parë u akordua në minutën e 39-të, ku edhe skuadra holandeze gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që 11-metërshi i radhës u dha në minutën e 83-të.

jORGJI555

Kujtojmë që ndihmësa të Jorgjit në këtë përballje ishin Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që gjyqtar i katërt ishte Kridens Meta. Për sa i përket kartonëve të verdhë, gjyqtari shqiptar nxori nga xhepi, 4 të tillë, të gjithë për miqtë e Astanës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"