VIDEO/ Dy kartonë të verdhë në 2 minuta, gjyqtari e lëshon dorën ndaj Keidi Bares. Tërbohet mesfushori i Kombëtares, shikoni çfarë bën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 23:55

VIDEO/ Dy kartonë të verdhë në 2 minuta, gjyqtari e lëshon dorën ndaj Keidi Bares. Tërbohet mesfushori i Kombëtares, shikoni çfarë bën

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë në harkun kohor të 2 minutave (70-72), duke lënë skuadrën e Malagas me 10 lojtarë në sfidën ndaj Albasetes.

bARE

Ky vendim i gjyqtarit e ka tërbuar mesfushorin shqiptar, i cili nuk i ka besuar syve, dhe në momentin e daljes nga fusha ka shfryrë keq, duke shkelmuar disa topa që kishte pranë dhe duke goditur me grusht tunelin në hyrje të stadiumit.

Pamjet tregojnë qartë që gjyqtari i takimit e ka lëshuar disi dorën ndaj Bares, pasi tek faulli i dytë duket qartë që kartoni i verdhë edhe mund të ishte shmangur. Kujtojmë që mesfushori 22-vjeçar, u ndëshkuar me karton të kuq edhe në sfidën e datës 15 qershorit ndaj Tenerifes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"