VIDEO/ Dy kartonë të kuq në pjesën e parë! Gjyqtari del 3 herë blof, ndeshja e çmendur mes Ekuadorit dhe Brazilit zgjat… 102 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 0:11

VIDEO/ Dy kartonë të kuq në pjesën e parë! Gjyqtari del 3 herë blof, ndeshja e çmendur mes Ekuadorit dhe Brazilit zgjat… 102 minuta

Një ndeshje e çmendur ajo mes Ekuadorit dhe Brazilit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kjo përballje përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që të dy kombëtaret e mbyllën pjesën e parë me 10 lojtarë.pjimage (13)

Le të shikojmë kronologjinë e sfidës. Në minutën e parë mbrojtësi i Brazilit, Emerson Rojal, u ndëshkua me karton të verdhë.

 Pesë minuta më vonë, Kasemiro gjeti rrugën e rrjetës për brazilianët,  teksa në minutën e 15-të, portieri i Ekuadorit, u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm 5 minuta zgjati ky superioritet numerik në fushë i Brazilit, pasi në minutën e 20-të, Emerson Rojal, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke barazuar forcat në fushë.

  Në minutën e 30-të, gjyqtari ndëshkon edhe portierin Alison me karton të kuq, por pas konsultës me VAR-in, ai e anulon këtë vendim, duke u mjaftuar vetëm me një karton të verdhë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Brazilit. Në pjesën e dytë, gjyqtari u bë sërish protagonist, ku në minutën e 55-të, akordoi penallti për vendasit, por pas konsultimit me VAR-in, edhe ky vendim u ndryshua.

Për të parë golin e barazimit të Ekuadorit, duhet të prisnim minutën e 75-të, kur Torres ndëshkoi portierin Alison. Minutat e fundit krijuan një tjetër situatë kaotike. Gjyqtari doli sërish blof, teksa vendimi i tij u kthye nga VAR-i për herë të tretë.

Ai akordoi në minutën 90+5, penallti dhe kartonin e dytë të verdhë për Alison, por teknologjia i konfirmoi të kundërtën, duke anuluar edhe penalltinë dhe kartonin. Një ndeshje sa e çmendur aq dhe e çuditshme që zgjati plot 102 minuta, edhe pse fillimisht u akorduan 5 minuta shtesë.

FKJPjmcWQAQOs5G

Kur janë luajtur 14 ndeshje, Brazili kryeson me 36 pikë, 7 më shumë se Argjentina që ka 1 ndeshje më pak, teksa Ekuadori mban vendin e 3-të me 24 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"