VIDEO/ Dy kartona të kuq dhe fitore me përmbysje, Lajpcigu thyen rekordin e Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 22:21

VIDEO/ Dy kartona të kuq dhe fitore me përmbysje, Lajpcigu thyen rekordin e Dortmundit

Borusia humbet në shtëpi kundër Lajpcigut 3-2, por mbetet në krye të klasifikimit. Në ditën e fitores me “5 yje” të Bajernit pas rikthimit të Hejnkesit në stolin e kampionëve të Gjermanisë, skuadra e Bosh e menaxhon keq golin e avantazhit të të zakonshmit Obamejang, i cili zhbllokoi rezultatin pas vetëm 4 minutash.

Lajpcig

Por avantazhi i vendësve zgjat vetëm 6 minuta, sepse Zabicer ekuilibron dhe Poulsen në minutën e 25-të përmbys gjithçka. Agustin shënon edhe golin e tretë 4 minuta pas rifillimit të pjesës së dytë nga pika e bardhë, pasi vendësit kishin mbetur me 10 veta, pas daljes me të kuqe të Sokratis (47’).

Ilsanker barazon ekuilibrat në fushë dhe Obamejang përfiton në minutën e 64-t, pasi shkurton diferencën nga penalltia. Megjithatë, goli i gabonezit nuk e shmangu dot humbjen e parë sezonale të Dortmundit në Bundesligë. Pas 41 ndeshjeve pa humbje në shtëpi (në Bundesligë 34 fitore, 7 barazime), thyhet rekordi i verdhezinjve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"