VIDEO/ Dy ish-juventinë lënë shenjë përtej oqeanit, italiani realizon një “perlë” nga distanca ndaj ekipit të Vrionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 13:02


VIDEO/ Dy ish-juventinë lënë shenjë përtej oqeanit, italiani realizon një “perlë” nga distanca ndaj ekipit të Vrionit

Toronto ka barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 në shtëpi ndaj New England Revolution, ekip ku aktivizohet dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht ndodhet i dëmtuar.

tor

Dy ish futbollistë të Juventusit, Federiko Bernardeski dhe Domeniko Krishito kanë lënë shenjë në këtë duel me gola të shënuar.

I pari ishte sulmuesi italian, Bernardeski, i cili kaloi skuadrën e tij në avantazh me anë të penalltisë në minutën e 31′

Ndërsa Krishito realizoi me një “silurë” nga distanca duke e dërguar topin në fundin e rrjetës në minutën e 75′

Me këtë barazim, Toronto renditet në vendin e 11-të me 30 pikë të grumbulluara, ndërsa New England Revolution klasifikohet në pozicionin e 6-të me 34 pikë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL