VIDEO/ Dy herë kohë shtesë në një sfidë spektakolare, ballkanasi zhyt në krizë totale Lejkërsat dhe “Mbretin” LeBron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 11:24

VIDEO/ Dy herë kohë shtesë në një sfidë spektakolare, ballkanasi zhyt në krizë totale Lejkërsat dhe “Mbretin” LeBron

Dallas Maveriks ka arritur një fitore të rëndësishme në Konferencën e Perëndimit përballë Los Anxhelos Lejkërs me rezultatin 115-119.

doncic

Për të vendosur këtë takim u desh dy herë koha shtesë (over time), me spektaklin që nuk mungoi në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelosit.

Heroi për Maveriks ishte padyshim ballkanasi Luka Donçiç, i cili shënoi 35 pikë, 13 asist dhe 14 topa në tabelë, duke lënë në “hije” LeBron Xhejmsin.

Kështu Dallas qëndron në vendin e 4-të në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Lejkërs vazhdojnë të vuajnë duke qëndruar në vendin e 13-të dhe duke u larguar nga zona “playoff”.

Sa i përket Konferencës së Lindjes, spikati sfida mes Bruklin Nets dhe Boston Sëlltiks, me këtë të fundit që arriti të triumfonte me rezultatin 98-109, duke ruajtur vendin e parë në renditje, ndërsa Nets vazhdon në vendin e dytë.

11

22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"