VIDEO/ Dy gola të anuluar dhe një penallti e humbur, Notinghemi triumfon ndaj Uest Hemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 17:16

VIDEO/ Dy gola të anuluar dhe një penallti e humbur, Notinghemi triumfon ndaj Uest Hemit

Notinghem Forest ka mundur në shtëpi Uest Hemin në javën e dytë të Premier Ligës, duke siguruar kështu tre pikët e para, në një sfidë që dhuroi gati çdo gjë.

JZzgYhZtvdkb8sX

Vendasit iu falën një goli të Auonijit në fundin e pjesës së parë dhe një penalltie të pritur nga Henderson përballë Deklan Rajs, për të mbyllur takimin në shifrat 1-0.

Gjithashtu në këtë takim u anuluan dhe dy gola me VAR, nga një për çdo skuadër.

Kështu skuadra e drejtuar nga Dejvid Mojes vazhdon të qëndrojë pa pikë pas dy javëve të para, ndërsa Notinghem kërkon të arrijë objektivin për të mbijetuar këtë sezon në Premier Ligë.

REZULTATI:

NOTINGHEM 1-0 UEST HEM

Auoniji 45+2’

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"