VIDEO/ Dy gola për 7 minuta, sulmuesi shqiptar shkëlqen në fitoren e skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 16:30

VIDEO/ Dy gola për 7 minuta, sulmuesi shqiptar shkëlqen në fitoren e skuadrës së tij

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Elbasan Rashani ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Erzurum të në transfertë ndaj Denizlisporit me rezultatin 2-3.

Rashani

27-vjeçari realizoi dy gola për të përmbysur epërsinë prej 2-1 të skuadrës vendase në 2-3. Rashani u aktivizua në lojë në minutën e 56-të. Ai realizoi në minutën e 79-të fillimisht për të barazuar rezultatin në 2:2.

Në minutën e 86-të ishte sërish sulmuesi i Kosovës që përmbysi rezultatin në 2-3 për Erzurum. Sulmuesi kosovar këtë edicion ka realizuar dy gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"