VIDEO/ Dy gola për 1 pikë, Laçi dhe Teuta bëjnë “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 18:54

VIDEO/ Dy gola për 1 pikë, Laçi dhe Teuta bëjnë “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Laçit dhe Teutës e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. 

FOTO: P.PASHOLLARI

FOTO: P.PASHOLLARI

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Sherif Kallakut, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 11-të, ndërkohë që kurbinasit, barazuan në minutën e minutën e 2-të shtëse të pjesës së me anë të Xhixhës, i cili realizoi një supergol me kokë.

FT: Laçi-Teuta 1-1

Golat: Xhixha 45+2’ / Kallaku 11’ (pen)

 

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Rrapo, Shehu, Lushkja, Deliu, Xhixha, Vecaj, Greca. (Në dispozicion: Sali, Bytyqi, Gjoni, Xhunior, Marku, Nuabueze, Prenga, Trokthi, Turkaj). Trajner: Armando Cungu

Teuta: Frashëri, Arapi, Aleksi, Çyrbja (F.Beqja 36’), Hebaj, R.Hoxha, Kallaku, Kuro, Todorovski, E.Vila, L.Vila. (Në dispozicion: Çeleski, L.Beqja, Gruda, Jazxhi, Kalaja, Kapllani). Trajner: Edi Martini

Kartonë të verdhë: Lushkja 30’, Fangaj 37’, / Aleksi 14’, Beqja 36’, Frashëri 48’

Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Rexha, N.Bregasi,

Delegat: Bujar Pregja (Tiranë)

Vëzhgues: Arjan Mali (Tiranë)
KOMENTI I NDESHJES:

7’ Sulme të njëpasnjëshme në të dy portat. Kroson Kallaku dhe E.Vila provon në qendër të zonës, por sfera devijohet në këndore nga mbrojtësit. E katërta goditje nga këndi në këtë start.

11’ Sulm i miqve, Xhixha pengon Todorovskin brenda zonës nga mbrapa dhe ka penallti për Teutën. Kallaku gjuan në të majtën e tij dhe shënon, pasi portieri hidhet në kahun tjetër, 0-1.

15’ Çyrbja rrëmben një top ndaj mbrojtjes kurbinase, niset në kundërsulm dhe sapo futet në zonë, gjuan por lehtë dhe pret Stazhilla.

17’ Kundërsulm i Laçit, Greca fton në goditje Lushkjan në hyrje të zonës nga e majta, godet por pa gjetur kuadratin.

36’ Xhixha futet në zonën e Teutës nga e majta, gjuan tokazi, pa gjetur kuadratin.

47’ Krosim i bukur nga e djathta nga ana e Fangajt, Shisha i gjen kohën në kërcim dhe gjuan fort dhe saktë me kokë duke e dërguar sferën në cepin e pamundur për Frashrin, 1-1.

52’ Teko tenton nga një distancë prej rreth 20 metrash, gjuan fuqishëm me të majtën por sfera shkon tokazi dhe qendrore në duart e portierit Frashëri.

53’ Krosim nga e djathta, Emiljano Vila brenda zonës së vogël gjuan me të majtën por Stazhilla bën mrekullinë dhe pret një gol të sigurt duke e dërguar sferën në këndore.

86’ Aksion nga e majta për Laçin, Sfera të Lushkja në qendër të zonës i cili gjuan fort po duke e dërguar sferën mbi tra.

87’ Teko provon brenda zonës por pret Frashëri. Braziliani pason në qendër të zonës për Lushkjan i cili i vetëm në qendër të zonës gjuan, por jashtë kuadratit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"