VIDEO/ Dy gola nuk i mjaftojnë Ballkanit të Dajës, mundet në transfertë nga Olajinka & Co.
Dy gola të shënuar në fushën e Slavias së Pragës, por edhe disa gabime të evitueshëm në mbrojtje. Kjo ka qenë tabloja e ndeshjes së sotme të Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës përballë çekeve të cilët janë pretendentë për kualifikimin e mëtejshëm në grup,.
Kampionët e Kosovës ishin dy herë në avantazh në pjesën e parë me anë të Krasniqit e Korenicës, por u arritën nga golat e Jurashek dhe Olajinka. Ndërsa më pas ishte Maspoust ai i cili ndëshkoi skuadrën kosovare para fundit të pjesës së parë.
Vendasit dominuan pjesën e dytë të ndeshjes, duke mos lënë hapësira për kosovarët që të rrezikonin, teksa në fund dolën me tre pikët nga ky duel që u jep kreun në grupin e tyre, ndërsa lë skuadrën e Ballkanit në fund në kuotën e 1 pike.
Slavia Pragë-Ballkani 3-2
26′ Jurashek, 35′ Olainka, 42′ Masopust / 23′ Krasniqi, 29′ Korenica
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Slavia Pragës.
90’+1’ Frashëri bën mrekullinë e radhës teksa grushton një gjuajtje të befasishme të Tiehi.
84’ Ndërhyrje e rëndë e Thaqit, gjyqtari i tregon direkt kartonin e kuq futbollistit të Ballkanit.
84’ Dudera provon me një gjuajtje nga e djathta, Frashëri përgjigjet i vëmendshëm dhe largon topin.
76’ Vjen momenti i Lukas Kardoso dhe Berishës, me Dajën i cili kërkon më shumë freski në sulm në fundin e sfidës.
75’ Usor merr topin në kufijtë e zonës dhe tenton portën, sfera devijohet jashtë katërkëndorit të Frashërit.
65’ Harkim i rrezikshëm i Jurasek në zonën e Ballkanit, Frashërti dhe pastaj Thaçi largojnë rrezikun në fundore.
53’ Thaçi pason gabim përpara dhe menjëherë janë vendasit që rrezikojnë me Olajinkën, i cili dërgon topin jashtë.
51’ Vendasit e kanë nisur me shumë vrull pjesën e dytë, teksa tentojnë të gjejnë hapësira në prapavijën e Ballkanit i cili për momentin vetëm po përpiqet të largojë çdo rrezik nga porta pa u shfaqur përpara.
48’ Harkim nga e djathta në zonën e Ballkanit, Thaçi largon me kokë duke evituar një moment të rrezikshëm.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 3-2 të Slavias.
42’ Mbrojtja e Ballkanit hapet me shumë lehtësi në krahun e majtë dhe Maspust nuk e ka të vështirë të mposhtë Frashërin pas njw asisti perfekt të Olajinkës. 3-2.
35’ Gabim i prapavijës së Ballkanit dhe Olainka nuk fal, duke vendosur barazpeshën me një goditje të saktë para Frashërit.
29’ GOOOL BALLKANI! Skuadra e Dajës rifiton topin para zonës kundërshtare dhe Korenica nuk gabon me tentativën e tij i vetëm para portës.
26’ Reagojnë shpejt vendasit, Jurashek depërton në krahun e majtë dhe çon topin në rrjetë pas një kontrolli jo të sigurt të Frashërit. Barazohen shifrat.
23’ GOOOOL BALLKANI! Skuadra e Dajës kalon në avantazh me një gol të shkëlqyer pas një aksioni të perfekt të finalizuar nga Krasniqi.
18’ Aksion i shpejtë i kosovarëve i nisur nga Gripshi, topi harkohet nga e djathta për Korenicën i cili tenton roveshatën por nuk ka koordinimin për të çuar sferën në rrjetë.
16’ Ermal Krasniqi jep thumbimin e parë në sulm me një predhë nga 25 metra, sfera përfundon jashtë.
13’ Gjuajtje e fortë e Shranz nga jashtë zonës, Frashëri pret në pozicion.
8’ Harkime radhazi nga krahët të skuadrës së Slavias e cila mundohet të shfrytëzojë lojën në ajër, por mbrojtja e Ballkanit largojnë në një mënyrë apo tjetër rrezikun.
4’ Harkim nga e djathta e sulmit, Shranz gjuan me shpejtësi dhe vetëm traversa shpëton portën e Frashërit.
1’ Nis dueli në stadiumin e Pragës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Slavia Pragë-Ballkani
PANORAMASPORT.AL
