VIDEO/ Dy gafa qesharake të norvegjezëve, Prishtina fiton me përmbysje ndaj Bodo Glimtit dhe ëndërron kualifikimin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 23:45

VIDEO/ Dy gafa qesharake të norvegjezëve, Prishtina fiton me përmbysje ndaj Bodo Glimtit dhe ëndërron kualifikimin historik

Prishtina i ka surprizuar të gjithë, teksa ka triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj kampionëve të Norvegjisë, Bodo Glimt. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të me anë të futbollistit Berg, ndërkohë që Oto Xhon vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, përfitoi nga dalja e gabuar e portierit mik, duke goditur saktë me kokë, teksa vendosi baraspeshën e përkohshme.

Oto Xhon

Në pjesën e dytë, më konkretisht, në minutën e 82-të, mbërriti një tjetër dhurat nga norvegjezët, për kampionët në fuqi të Kosovës. Pas një mosmarrëveshje me portierin, mbrojtësi Lode, shkakton autogol qesharak me kokë, duke i dhuruar triumfin skuadrës bardheblu.

bandicam 2021-08-05 21-57-14-708

Falë këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadani, ka nisur të ëndërrojë një kualifikim historik për në fazën “Play Off”, teksa i duhet të menaxhojë këtë fitore. Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin e Bodo/Glimt.

FT: Prishtina-Bodo/Glimt 2-1
44′ Oto Xhon,  82′ Lode (autogol) / 11’ Berg

AUTOGOLI I BODO GLIMT: 

GOLI I PARË PRISHTINËS: 

GOLI I BODO GLIMT: 

FORMACIONET ZYRTARE

pRISHTINA

bODO GLIMT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"