VIDEO/ Dy fitore dhe mbrojtje e hekurt, fundjavë perfekte për Prestige

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 15:43

VIDEO/ Dy fitore dhe mbrojtje e hekurt, fundjavë perfekte për Prestige

Fundjavë perfekte për skuadrën Prestige, që vazhdon të regjistrojë fitore të njëpasnjëshme, teksa të shtunën dhe të dielën koleksionoi dy sukseset e radhës, respektivisht në Sunday League Albania dhe në kampionatin e minifutbollit. Kështu, Prestige vijon të bindë në çdo ndeshje, ndërsa konfirmohet edhe një herë tjetër si një ekip fantastik, sidomos në fazën në mbrojtëse.

Prestige

SUNDAY LEAGUE ALBANIA – Prestige siguroi 3 pikët e radhës në Sunday Leagua Albania, duke i konsoliduar edhe më shumë pozitat në krye të Grupit B. Kampionët në fuqi mposhtën skuadrën Sind Al me rezultatin 1- 0 në takimin e zhvilluar pasditen e së shtunës, sfidë e vlefshme për javën e 14-të. Ndonëse po luan në disa kampionate të ndryshme paralele, Prestige po i menaxhon më së miri me rrotacion, pa e ulur për asnjë moment nivelin e lojës.

Edhe pse ishte një ndeshje tepër taktike dhe jo me shumë raste shënimi, eksperienca dhe kualiteti i Prestige bënë diferencën në momente të caktuara të sfidës. Pikërisht nga një situatë e tillë erdhi edhe goli i fitores, që kishte për autor Bibën. Prestige2 Gjithçka ndodhi në minutën e 22- të, kur pas një harkimi të bukur të Hysenbelliut nga një goditje standarde, Biba përfitoi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Më tej takimi nuk pati shumë histori, pasi Prestige e menaxhoi me qetësi avantazhin deri në fund. KAMPIONATI I MINIFUTBOLLIT – Prestige mori një tjetër fitore në kampionatin me 6 lojtarë, teksa dje likuidoi në shifrat 3-0 Vilën L, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit. Pas një pjese të parë shumë të luftuar nga të dyja kampet, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e bardhë 0- 0. PRESTIGE3 Vila L e filloi më mirë pjesën e dytë, por portieri Myrta ishte i pakalueshëm. Në 15 minutat e fundit të takimit, Prestige shpërtheu me sulme të vrullshme, që sollën edhe golat. Në të 47-ën, Dajti i zhbllokoi shifrat pas një asisti të bukur të Çakrrit. 5 minuta më vonë Biba finalizoi në shtyllën e dytë një aksion model, ndërsa në fund Rapo vulosi suksesin 3-0 për Prestige.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prestige MFC (@prestigemfc)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"