VIDEO/ Dy autogola dhe Suarez e Pike, Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 23:05

VIDEO/ Dy autogola dhe Suarez e Pike, Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale

Barcelona fitoi bindshëm ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, në shtëpi përballë Romës. Ekipi i Valverdes mposhti italianët me shifat 4-1, duke hipotekuar kështu kualifikimin për në turin tjetër.

barcelona

Roma rezistoi pa pësuar vetëm për 38 minuta, kur një autogol nga hyrja e zonës, i dha avantazhin bluagranave. Më pas, një tjetër autogol, kësaj here nga Manolas, i dha avantazhin e dyfishtë. Pak minuta më vonë, ishte Pike ai që shënoi edhe të tretin.

Xheko u përpoq të reagonte për Romën, kur në të 80-tën shënoi golin e parë dhe të vetëm, por gjithsesi, Suarez mendoi të mos i linte asgjë rastësisë për sfidën e kthimit, dhe shënoi edhe të katërtin. Barcelona kështu, e ka gjithçka më të lehtë në sfidën e kthimit në Itali.

mesi

 

Barcelona-Roma 4-1

Gol: De Rosi aut. 38′, Manolas aut. 56′, Pike 59′ , Suarez 87’/ Xheko 80′

Suarez 87′

Xheko 80′

Pike 59′

Manolas aut. 56′

De Rosi aut. 38′

 

 

FORMACIONET

barcelona roma formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"